Bashkimi i ngjyrave
- Ylberi Blog
- Jan 31, 2019
- 1 min read
Ky aktivitet më ka pëlqyer gjithmonë. Fëmijët e të gjitha moshave tregojnë një interse të veçantë në aktivitet krijuese e me shumë ngjyra. Ky aktivitet nuk është i kushtueshëm dhe mund të kryhet me çfarëdolloj bojrash/ngjyrash/lapsa me ngjyrë/ngjyrues ushimor i tretur në ujë etj.

Qëllimi i këtij aktiviteti është:
tu mësojë fëmijëve ngjyrat parësore dhe dytësore;
të zhvillojë aftësinë e mendimit krijuese për të parë problemet dhe situatat e ndryshme nga një këndvështrim i ri;
të zhvillojë aftësinë për të vëzhguar, parashikuar dhe krahasuar; (psh nëse bashkojmë blu me të kuqe mendon se do të përfitojmë të gjelbër)
të tregojë në mënyrë të natyrshme lidhjen shkak pasojë (psh po të bashkojmë blu dhe të verdhë do të përfitojnë të njëjtën ngjyrë gjithmonë)
të nxisë përdorimin në praktikë të koncepteve matematikore krahasuese (psh për të përfituar të gjelbër duhet më pak blu se e verdhë)
të nxisë zhvillimin e aftësive motorrike si mbajtja e penelit (në këtë rast), hedhja e bojës, etj.
të pasuroi fjalorin.
Ngjyrat parësore (e kuqe, blu, e verdhë)

Ngjyrat dytësore ( vjollcë, e gjelbër dhe portokalli)
ngjyrat dytësore përftohen nga bashkimi i ngjyrave parësore
Mos harroni njerëzit kreativ kanë aftësinë për të gjetur mënyra të reja për të kryer detyra, për të zgjidhur problemet dhe për të përmbushur sfidat në jetë.

Comments